Mali i Zi vendos sot për dërgimin e trupave ushtarake në Kosovë

Prishtinë | 03 Kor 2018 | 10:07 | Nga

Mali i Zi pritet të dërgojë ushtarët e parë në Kosovë, i cili, si shtet anëtar i NATO-s, ka për obligim të kontribuojë në misione paqeruajtëse.

40 anëtarët e parë të forcave ushtarake malazeze mund të arrijnë shpejt në Kosovë, por gjithçka pritet të definohet në seancën e sotme të Kuvendit të Malit të Zi, ku në rend të ditës është edhe kjo pikë.

Çështja e dërgimit të trupave ushtarake në Kosovë,  ditëve të fundit është shoqëruar me qëndrime për dhe kundër në Mal të Zi.

Ministri i Mbrojtjes, Predrag Boskoviq, ka thënë se, duke iu bashkuar NATO-së, kushtet për intensifikim të pranisë nëpër misione ndërkombëtare nënkuptojnë edhe besueshmëri në komunitetin ndërkombëtar.

Zyrtarë të partive në opozitë atje, ndërkohë, e kanë quajtur politikë kundër Serbisë.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme