Koalicioni PDK-AAK dhe Nisma i cili ka arritur t’i fitojë zgjedhjet e 11 qershorit është lëshuar në ‘aksion’ për ta siguruar krijimin e qeverisë së re, e cila pritet të udhëhiqet nga kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj.
Ndonëse matematikisht nuk i kanë numrat, PAN-i është duke mbajtur shpresa që votat t’i merr nga disa deputetë të subjekteve të tjera.
Ekzekutivi me pak numra në Parlament nuk po shihet se rrezikon stabilitetin në vend. Kështu të paktën ka deklaruar analisti politik, Shkëlzen Maliqi.
Në një prononcim për “Indeksonline”, ai ka thënë se qeveria e ardhshme mund që të jetë e qëndrueshme , por nuk do të thotë që nuk do të jetë me jetë të gjatë.
“Kemi pas shembujt kur Qeveria pa numra të plotë me përkrahjen e ndonjë subjekti pa qenë pjesë e pushtetit ka vazhduar edhe të plotë mandatin”, është shprehur ai.
Megjithatë, Maliqi shprehet skeptik se nëse krijohet një qeveri e tillë do të ketë vetëm një blerje e kohës e që, sipas tij, zgjedhjet mund të mbahen sa më shpejt vitin e ardhshëm.
“Por sigurisht që do të jetë një Qeveri e nerselative por m’varet edhe prej shumë faktorëve tjerë”, ka thënë në fund ai.