Publicisti Shkëlzen Maliqi vlerëson se çështja e Kosovës mund të bëhet pjesë e pazareve të superfuqive botërore, e Rusisë dhe e Amerikës.
Ai në një intervistë për gazetën “Zëri” ka thënë se deklaratat e qarqeve diplomatike se dialogu Kosovë – Serbi nuk ka vija të kuqe dhe se çfarëdo marrëveshje për të cilën dakordohen të dyja palët është e pranueshme, janë sinjale të qarta se në tryezën e diskutimeve mund të rikthehet ideja e korrigjimit të kufijve në kuadër të marrëveshjes finale mes dy vendeve.