Maliqi: Vota e sovranit udhëzon, reforma jo revulucion

Prishtinë | 07 Tet 2019 | 10:59 | Nga Ekonomia Online

Analisti politik Shkelzen Maliqi ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje duhet ta ndaj pushtetin me forcën e dytë, nëse e gjejnë formulën e pajtimit të programeve, të mënyrës së qeverisjes dhe të riparimit të raporteve seriozisht të dëmtuara me ShBA-të dhe BE-në, por nëse kjo gjë shpërfillet do të mund të kemi sërish probleme.

Maliqi ka shkruar në Facebook se sovrani ka vendosur që ta ndajë votëbesimin në tri pjesë pothuajse të barabarta: LVV, LDK dhe ish koalicioni i ndëshkuar PAN të elektorati shqiptar i kanë nga rreth 33 % dhe rreth 1% përqindëshi i mbetur do ta bëjë diferencën, sepse me meritë do t’i jepet subjektit të paprovuar në pushtet, LVV-së.

“Ndëshkimi i PAN-it është absolut, por fituesi i pa dyshimtë LVV është relativ, duhet ta ndaj pushtetin me forcën e dytë, nëse e gjejnë formulën e pajtimit të programeve, të mënyrës së qeverisjes dhe të riparimit të raporteve seriozisht të dëmtuara me ShBA-të dhe BE-në. Nëse kjo gjë shpërfillet do të mund të kemi sërish probleme. Vota e sovranit udhëzon reforma dhe pragmatizëm, jo revolucion”, ka shkruar ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme