Malisheva e ka mposhtur Fushë Kosovën me rezultat të thellë 4-0, në kuadër të xhiros së 20-të në Superligën e Kosovës.
Serinë e golave e nisi Rilind Haziraj në minutën e 5’, teksa Aliu në minutën e 26’ e shënoi golin e dytë. Me këtë rezultat u krye pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, supertalenti Drilon Hazrollaj realizoi gol të bukur në minutën e 50’.
Golin e fundit për malishevasit e shënoi Xhylani në minutën e 71’.
Ndërsa golin e nderit për “Pampurat” e shënoi Hajdari në minutën e 89’.
Malisheva pas fitores kalon në pozitën e katërt me 32 pikë, pas 20 ndeshjeve, teksa Fushë Kosova në vendin e parafundit me 11 sosh. /Klankosova.tv.