Kuvendi i Komunës së Malishevës, sot e ka mbajtur vazhdimin e mbledhjes së rregullt me pikën e vetme të rendit të ditës, për shqyrtimin e dytë të projekt buxhetit për vitin 2021, i cili u miratua me shumicën e votave të anëtarëve të Kuvendit të Komunës së Malishevës.
Buxheti i propozuar nga Kryetari i Komunës së Malishevës, e i cili u miratua me shumicën e votave të anëtarëve, është 14 milionë e 900 mijë e 757 euro dhe është i shpërndarë sipas kategorive.
Për paga dhe meditje 8,363,200 euro, për mallra dhe shërbime 1,529,526 euro, për shpenzime komunale 455 mijë euro, për subvencione 400 mijë dhe për investime kapitale 4,153,031 euro.