“Mami vdiq pranë meje”, Alvin Berisha flet për herë të parë për tmerrin në Siri

Prishtinë | 14 Nën 2019 | 14:22 | Nga Ekonomia Online

Vogëlushi 11-vjeçar Alvin Berisha ishte sot para hetuesve, në praninë e një psikologu. Ai deklaroi para tyre se e ëma vdekur nga bombardimet, duke shtuar se e gjithë kjo ka ndodhur para syve të tij.

Më tej vogëlushi shtoi se bombardimet ndodhën në një kamp tjetër në Siri dhe jo Al Hol. Mes lotëve ai rrëfeu se bombat ranë mbi nënën e tij, por edhe pse ndodhej pranë saj, ai arriti të shpëtojë.

“Nëna ime ka vdekur nga bombat, unë isha pranë saj”. Kjo ishte ajo që deklaroi vogëlushi para hetuesve.

Alvini foli vetëm pak para hetuesve, pasi siç shpjegoi psikologu, ai është ende i tronditur nga gjitha ajo që ka kaluar.

11-vjeçar shqiptar u kthye në Itali më 8 nëntor, pasi nëna e tij xhihadiste e dërgoi në Siri në vitin 2014.GazetaShqip.


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme