Mamusha, Juniku, Kllokoti e Shtimja me daljen më të madhe në votime deri në orën 11:00

Prishtinë | 14 Nën 2021 | 13:39 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Mamushës (17.6 %), Junikut (16.7 %), Kllokotit (11.8 %) dhe e Shtimes (10.9 %), kanë pasur numrin më të madh të votuesve në ditën e balotazhit, deri në orën 11:00.

Ndërkohë, në Prishtinë kanë votuar 8.9 përqind e atyre që kanë të drejtë vote, raporton Klankosova.tv.

Në Podujevë kanë votuar 8,8 përqind e votuesve, në Kamenicë 8.7 përqind, ndërsa në Obiliq 8 përqind.

Më pak votues ka pasur Gjilani (7.5 %), Kaçaniku (7.4%), Malisheva (7 %).

Komuna e Vitisë ka pasur 6.9 përqind votues, ajo e Vushtrrisë 6.6 përqind, e Istogut 6.7 përqind, ndërsa Gjakova dhe Fushë Kosova me nga 6.5 përqind votues.

Më së paku votues kanë pasur Klina (5.6 %), Prizreni (5.2 %), Rahoveci (4.4 %), Dragashi (4.2 %).

Të ngjashme