Manchester City është afër transferimit të mbrojtësit portugez të Juventusit, Joao Cancelo.
Qytetarët kanë fituar titullin e Ligës Premier për të dytin vit radhazi, por kanë dështuar përsëri në Ligën e Kampionve.
Synimi i trofeut më të madh ekipor në Evropë ka bërë që drejtuesit e klubit nga Etihad të mendojnë edhe më shumë përforcimin e skuadrës.
Njëri nga emrat më të përfolur për tu transferuar te klubi anglez është portugezi i Juventusit, Cancelo.
Joao Cancelo (Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver)
Sipas gazetës Record, City është afër të mbyll marrëveshjen për transferimin e mbrojtësit të Zonjës së Vjetër.
24-vjeçari portugez raportohet se ka vlerë 60 milionë euro. /Telegrafi/