Ekonomia Online
FUNDIT

Man City dëshiron ta ”bastis” Interin, Guardiola do Skriniarin dhe Bastonin

Man City dëshiron ta ”bastis” Interin, Guardiola do Skriniarin dhe Bastonin

Pep Guardiola dëshiron të forcojë mbrojtjen e Manchester Cityt duke tentuar rrëmbimin e dy yjeve të Interit këtë verë. Skuadra angleze është në prag të humbjes së titullit të tyre në Ligë Premier, pasi Liverpooli është dy ndeshje larg nga sigurimi i titullit të parë të ligës në 30 vjet. Sipas gazetës italiane Tuttosport, Guardiola dëshiron […]

Pep Guardiola dëshiron të forcojë mbrojtjen e Manchester Cityt duke tentuar rrëmbimin e dy yjeve të Interit këtë verë.

Skuadra angleze është në prag të humbjes së titullit të tyre në Ligë Premier, pasi Liverpooli është dy ndeshje larg nga sigurimi i titullit të parë të ligës në 30 vjet.

Sipas gazetës italiane Tuttosport, Guardiola dëshiron të forcojë mbrojtjen e tij për sezonin e ardhshëm duke bërë blerje në Nerazzurri.

Milan Skriniar thuhet se është lojtari i parë në listën e dëshirave të Guardiolas.

Mbrojtësi qendror është në Giuseppe Meazza për tre sezone dhe është shfaqur si njëri nga mbrojtësit më të mirë në Evropë.

E përditshmja italiane spekulon se Man City po përgatit një ofertë në rajonin e 90 milionë euro për transferimin e sllovakut

Sidoqoftë, Guardiola dëshiron edhe mbrojtësin e talentuar italian, Alessandro Bastoni. 20-vjeçari, i cili ka befasuar të gjithë me nivelin e treguar te Nerazzurrët, ka fituar zemrën e trajnerit katalunas.

Megjithatë, mendohet se Interi do të refuzojë çdo ofertë të propozuar për Bastonin, pasi trajneri Antonio Conte mendon shumë për të riun. 

Të ngjashme