Man City luan për fitoren e radhës ndaj Bournemouth, formacionet zyrtare

Prishtinë | 15 Kor 2020 | 18:08 | Nga Ekonomia Online

Manchester City dhe Bournemouthi kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Ligën Premier.

Qytetarët janë nikoqir të Bournemouthit në ndeshjen e vlefshme për javën e 36-të në Ligën Premier, takim që zhvillohet në Etihad nga ora 19:00.

Ekipi i Pep Guardiolas vjen nga dy fitore radhazi dhe dëshiron fitoren e radhës për të mbajtur formën dhe moralin e ekipit sa më lartë para rikthimit të ndeshjeve në Ligën e Kampionëve.

Në anën tjetër, mysafirët janë më të motivuar se kurrë për të marrë një rezultat pozitiv nga ky udhëtim, pasi janë në luftë të ashpër për mbijetesë.

Guardiola ka vendosur t’i bëjë disa ndryshime në formacionet titullarë, ndërsa trajneri i Bournemouthit starton me më të mirët.

Man City: Ederson; Walker, Stones, Otamendi, Mendy; Fernandinho, Gundogan; D Silva (C) Foden, Bernardo; G Jesus;.

Bournemouth: Ramsdale; Stacey, S.Cook, Kelly, Rico; Gosling, Lerma, Billing; Stanislas, Solanke, King

Të ngjashme