Man Unitedi, favorit për transferimin e Van De Beek

Prishtinë | 16 Mar 2020 | 16:23 | Nga Ekonomia Online

“Djajtë e Kuq” pritet ta mposhtin konkurrencën e Real Madridit për mesfushorin kreativ holandez

Manchester United po shpreson ta bindë mesfushorin e Ajaxit, Donny van de Beek të përfundojë në “Old Trafford”.

E përditshmja spanjolle “Marca” shkruan ndërkohë se interesim për futbollistin holandez ka shfaqur edhe Real Madridi, përcjell Gazeta Express.

“Los Blancos” kishin arritur marrëveshje me lojtarin verën e kaluar, por nuk e kishin kompletuar transferimin për shkak se nuk arritën t’i shisnin James Rodriguezin e Gareth Balen.

Kjo marrëveshje mbetet ende në jetë, por Reali tash duhet ta mposhtë konkurrencën e United, që po shpreson ta transferojë në Premierligë përfaqësuesin holandez.

Van de Beek kishte shpërthyer tek Ajaxi sezonin e kaluar, njëjtë si Mattijs De Light e Frenkie De Jong. 

Të ngjashme