Man Unitedi i bën ofertë marramendëse Pogbas për ta bindur të qëndrojë

Prishtinë | 18 Qer 2019 | 15:40 | Nga Ekonomia Online

Manchester Unitedi është i përgatitur t’i ofrojë Paul Pogbas një kontratë me pagë prej 560 mijë eurosh në javë për ta bindur yllin francez të mos largohet nga skuadra.

Paul Pogba sinjalizoi se sezoni 2018/19 mund të ketë qenë sezoni i tij i fundit në Manchester United, pasi e pranoi në fundjavë se tani mund të jetë momenti i duhur për ta përjetuar një sfidë të re.

Real Madridi dhe Juventusi kanë shprehur interesim për mesfushorin 26-vjeçar, mirëpo “Djajtë e kuq” dëshirojnë ta mbajnë lojtarin e tyre në Old Trafford edhe më tutje, pasi që i paguan 89 milionë funte për të në vitin 2016, kur e kthyen në Mançester nga Juventusi.

Ofertave të Juventusit e Real Madridit, Manchester Unitedi i është përgjigjur duke ia ofruar Pogbën një pagë prej 500 mijë funtesh në javë, një rritje prej 325 mijë eurosh javësh që i fiton me kontratën aktuale.

Kontrata e Pogbas në “Old Trafford” është e vlefshme edhe për dy vjet të tjera, ndërsa Manchester Unitedi e ka opsionin për t’ia zgjatur kontratën edhe për një vit tjetër.

Në anën tjetër, Juventusi tani e ka bërë gati një ofertë të re për mesfushorin 26-vjeçar, i cili u largua nga ta për t’iu bashkuar Manchester Unitedit në vitin 2016. “Bardhezinjtë” besohet se janë të gatshëm të paguajnë deri në 140 milionë euro për Pogban.

Megjithatë, ata e pranojnë se Real Madridi do të jetë favorit për t’i siguruar shërbimet e Pogbas për sezonin e ardhshëm, pasi që futbollisti konsiderohet prioriteti i Zinedine Zidanit për këtë verë.

Gazeta ABC në Spanjë pretendon se Real Madridi është i gatshëm t’i ofrojë Manchester Unitedit 125 milionë euro për Pogban dhe t’i ofrojë futbollistit pagë të ngjashme me Eden Hazardit, vetëm pak më pak sesa kapiteni Sergio Ramos.

Ndërkohë, Manchester Unitedi vazhdon të insistojë se Pogba nuk është për shitje, pasi që trajneri Ole Gunnar Solskjaer e konsideron atë lojtarin më të rëndësishëm në skuadrën e tij.

Kjo bën që “Djajtë e kuq” të jetë në një pozitë të mirë gjatë negociatave dhe drejtuesit e klubit anglez pritet të pranojnë ofertë për francezin vetëm në rast se Juventusi apo Real Madridi e ngritin ofertën e tyre edhe më shumë sesa 130 milionë euro. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme