Man Utd e jep Antonyn hua në Betis

Prishtinë | 20 Jan 2025 | 13:45 | Nga Ekonomia Online

Futbollisti brazilian Antony do ta nisë një përvojë të re në La Liga.

Sulmuesi i krahut është huazuar nga Manchester United në Real Betis për gjashtë muaj, njofton eksperti i transfereve, Fabrizio Romano.

Marrëveshja verbale mes palëve është kompletuar, ndërsa dokumentet janë duke u kompletuar pasi të kryhen vizitat mjekësore.

Antony e ka pranuar transferimin në kampionatin spanjoll, ndërsa Man Utd do ta lë atë të largohet në formë huazimi pa e përfshirë mundësinë e blerjes së kartonit të tij nga ana e Betisit.

Lojtari i krahut të djathtë do të rikthehet në “Old Trafford” në muajin qershor, ndërsa më pas do të vendoset e ardhmja e tij definitive.

Ish-futbollisti i Sao Paolos e Ajaxit nuk e ka arsyetuar besimin e dhënë në “Teatrin e Ëndrrave” dhe për këtë, këtu mund të marrë fund eksperienca e tij me “Djajtë e Kuq”. 

Të ngjashme