Manchester United po planifikon të përforcohet në afatin kalimtar të janarit. “Djajtë e Kuq” ia kanë vënë syrin sulmuesit të Romës, Edin Dzeko
Manchester United po e kalon një sezon të zbehtë në Premierligë dhe për këtë ka nevojë për përforcime.
Prandaj, “Djajtë e Kuq” pritet të jenë mjaft aktivë në afatin kalimtar të janarit.
Sipas “ESPN”, United janë të interesuar për sulmuesin e Romës, Edin Dzeko.
Trajneri Ole Gunnar Solskjaer është i vendosur për ta pasuruar repartin ofanziv pasi ekipi është dobësuar me largimin e Romelu Lukakut e Alexis Sanchezit, të cilët verën që shkoi i ishin bashkuar Interit.
Norvegjezi ia ka vënë syrin ish-sulmuesit të Manchester Cityt, por ndërkohë e do edhe sulmuesin aktual të Juventusit, Mario Mandzukic.
Manchester United gjenden në pozitën e shtatë në tabelë me 16 pikë të grumbulluara.