Manchester United ka arritur marrëveshje me Tiemoue Bakayoko. Mourinho po tenton ta mposhtë sërish Contes, pasi ia mori nga “duart” Lukakun.
Në Angli e konsideronin si punë të kryer transferimin e Romelu Lukakus në “Stamford Bridge”, por në fund ai u transferua në “Old Trafford” te Manchester United, duke mposhtur kështu Jose Mourinho Antonio Contes.
Trajneri portugez dëshiron tani sërish t’ia rrëmbejë një lojtar Chelseat.
Bëhet fjalë për mesfushorin e Monacos, Tiemoue Bakayoko, i cili kërkohet me ngulm edhe nga “Blutë e Londrës”.
The Sun, Daily Star dhe Express.co.uk, raportojnë se “Djajtë e Kuq” tashmë kanë arritur marrëveshje për 22 vjeçarin, që do t’iu kushtojë 35 milionë funte.
Ky do të ishte transferimi i tretë për Manchester United këtë verë, pas Victor Lindelof dhe Romelu Lukakus.