Manchester United duket se ka identifikuar njeriun që do të zëvendësojë Ole Gunnar Solskjaer.
Gareth Southgate është emri që prinë në listën e kandidatëve për të marrë detyrë te Manchester United, bën të ditur ‘Dailymail’, transmeton lajmi.net.
Presioni po rritet mbi Solskjaer, si pasojë e jokonsistencës së skuadrës këtë sezon, dhe tashmë kanë filluar të përmenden emra për stolin.
Një nga trajnerët tjerë që është përmendur si zëvendësues potencial i norvegjezit është edhe ai i Mauricio Pochettino.
Gjithsesi, United janë të vendosur që të presin deri në fund të Euro 2020, për t’i dhënë detyrën selektorit të ‘Tre Luanëve’, Gareth Southgate.