Ekonomia Online
FUNDIT

Man Utd me kontratë “speciale” për De Gea

Man Utd me kontratë “speciale” për De Gea

Manchester United ka menduar diçka speciale për ta mbajtur De Gean në ‘Old Trafford’. Portieri spanjoll është tash e sa kohë në bisedime me skuadrën e Man United, për nënshkrimin e një kontrate të re. Sipas raportimeve të medieve britanike, spanjolli pritet të fitojë më shumë se Paul Pogba me kontratën e tij të re, […]

Manchester United ka menduar diçka speciale për ta mbajtur De Gean në ‘Old Trafford’.

Portieri spanjoll është tash e sa kohë në bisedime me skuadrën e Man United, për nënshkrimin e një kontrate të re.

Sipas raportimeve të medieve britanike, spanjolli pritet të fitojë më shumë se Paul Pogba me kontratën e tij të re, por kjo nuk është krejt çka United ka ofruar.

Skuadra ka bërë një pakt interesant, duke i siguruar lojtarit se nuk do të ketë ulje në pagë, nëse skuadra nuk kualifikohet në Ligën e Kampionëve, transmeton lajmi.net.

‘The Times’ raporton se De Geas i është ofruar një kontratë katër vjeçare, me 13.5 milionë euro fitime.

Lojtarët e United kanë një ulje në pagë prej 25% kur nuk arrijnë të kualifikohen në Ligën e Kampionëve. Kjo gjë nuk do të ndodh me De Gea.

Të ngjashme