Me një fitore eventuale ndaj Southamptonit sonte, “Djajtë e Kuq” mund t’i kalojnë Chelsean e Leicesterin
Manchester United e ka një mundësi unike sonte për t’u futur në “Top 4” në Premierligë.
Madje, “Djajtë e Kuq” mund të përfundojnë në pozitën e tretë në tabelë nëse e mundin Southamptonin në shtëpi.
Me një fitore eventuale, ekipi nga “Old Traffordi” do t’i kalonte Chelsean dhe Leicester Cityn duke i grumbulluar 61 pikë.
United po kalon nëpër një formë mjaft të mirë dhe nuk pritet të hasë në vështirësi për t’i mbajtur të tria pikët në shtëpi.
Ekipi i Ole Gunnar Solskjaerit do të mundohet t’i shfrytëzojë gabimet e Chelseat e Leicesterit, për t’i kaluar ata në tabelë.
Nga ana tjetër, Southamptoni e zë vendin e 12-të në tabelë.
Ndeshja ndërmjet Manchester Unitedit dhe Southamptonit do të fillojë në orën 21:00.