Anthony Martial me shumë mundësi do të largohet nga Manchester United me të përfunduar ky sezon.
Agjenti i francezit ka bërë të ditur se ata kanë pranuar oferta për kontratën e re nga skuadra angleze, por nuk i kanë plotësuar pritshmërinë e tyre.
“Jam shumë pesimist se kontrata e re do të nënshkruhet”, tha fillimisht agjenti i Martial.
“Ne kemi pranuar disa oferta nga Manchester United për kontratën e re, por jo ajo çfarë kemi pritur.
“Ofertat e tyre janë larg kushteve që kemi kërkuar, andaj për këtë them se jam pesimist që diçka e tillë mund të ndodhë,”, ka shtuar më tej agjenti i francezit.