Shkëmb Manaj, ish-kryetar i Komisionit për Legjislacion në Kuvendin e Kosovës nga LDK, tha se themelimi i Task-Forcës nga Hashim Thaçi ka qenë në kundërshtim të plotë me Kushtetutën e Kosovës .
Ai tregoi pse është shuar Task-Forca Anti-Korrupsion nga Qeveria Hoti.
“Ka ndërhyrje dhe ka pasur ndërhyrje në sistemin e drejtësisë. Nëse jo ndërhyrje direkte dhe themelimi i Task-Forcës nga z. Thaçi që është themeluar e përcakton numrin sa policë dhe sa prokurorë dhe kjo është ndërhyrje direkte në sistemin e drejtësisë.
Ka qenë e themeluar në kundërshtim të plotë me Kushtetutën e Kosovës dhe me legjislacionin në fuqi”, tha Manaj në debatin ‘Kallxo Pernime”.
“Është detyrë e Këshillit Prokurorial dhe Policisë së Kosovës dhe pajtohem me Kreshnikun që prokurori i shtetit e ka problem të kryejë një hetim sepse për të kaluar një rast duhet të kalojë në gjithë zinxhirin e Policisë së Kosovës dhe prokurori i shtetit s’e ka në dorë të plotë hetimin”, shtoi tutje Manaj.