Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Shkëmb Manaj ka mbajtur tubim në qytetin e Istogut, ku është mirëpritur nga pronarët e bizneseve të cilët kanë ardhur nga mërgimi për të investuar në Kosovë.
Manaj ka thënë se gjatë vizitës ka garantuar se Qeveria e udhëhequr nga Lidhja Demokratike e Kosovës, si qeveri e djathtë, do t’i mbështetë bizneset dhe prodhuesit vendorë.
“Ashtu siç e kanë traditë, mikëpritja ishte fantastike nga pronari Ismail Bytyqi, Fazli Bytyqi dhe Hysen Bytyqi si dhe nga stafi i mrekullueshëm, të cilët na bëjnë krenar kudo qe jemi. Ismail Bytyqi me familjen e tij, janë storie e suksesit në biznes në Kosovë dhe në Bruksel si dhe shembull se si mërgata duhet të investoj në Kosovë.
Gjatë vizitës që dje kishim në kompleks, ne i garantuam se Qeveria e udhëhequr nga Lidhja Demokratike e Kosovës, si qeveri e djathtë, do t’i mbështetë bizneset dhe prodhuesit vendorë. Sa i përket mbështetjes për prodhuesit e peshkut, ajo do të ngritë vlerën e subvencionimit deri në 50 cent për kg të peshkut; do të ulë TVSH nga 18% në 8% si dhe të marr masa që importi nga jashtë mos të ndikoj në disfavor të prodhuesve vendor të peshkut”, ka shkruar Manaj.