Rey Manaj nuk po bëhet rehat as me klubin e tij të ri Granada. Hapësirat e pakta në Segunda Division kanë bërë që sulmuesi shqiptar të kërkojë largimin në janar.
Edhe pse ai fillimisht pritej të huazohej në ndonjë skuadër italiane si Crotone ose Carpi, në fund zgjodhi Granadan.
Por në këto javët e para Manaj nuk ka arritur të luaj rregullisht duke shënuar vetëm një gol me fanellën bardh e kuq.
Kësisoj sulmuesi i talentuar shqiptar ka luajtur vetëm në tetë takime dhe të gjitha si zëvendësues.
Manaj po dëshiron rikthimin në futbollin italian ku shkëlqeu dy vite më parë ndërsa aktualisht është lojtar i Interit.
Është skuadra e njohur italiane, Parma që ka shprehur interesim për ta huazuar sulmuesin.
Manajt i ka pëlqyer ideja të luaj me Parmën dhe ka kërkuar largimin nga Granada qysh në afatin kalimtar të janarit.