Manaj realizon dy gola në Turqi

Prishtinë | 22 Nën 2020 | 14:44 | Nga Ekonomia Online

Ish-sulmuesi i Trepçës ’89, Arb Manaj, ka vazhduar me gola në futbollin turk.

Manaj i ka realizuar dy gola dhe i ka asistuar dy të tjerë sot në fitoren 6:0 të Keciorengucut ndaj Akhisarsporit, në xhiron e dhjetë të Ligës së Parë të Turqisë, që është niveli i dytë i garave në këtë vend.

Manaj realizoi dy golat e parë të ndeshjes, ndërsa asistoi të tretin e të katërtin. Ai luajti 77 minuta.

Ai këtë stinor i ka shënuar pesë gola dhe i ka asistuar dy tjerë, në pesë ndeshje në të gjitha garat.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme