Ministrja e Shëndetësisë në Shqipëri, Ogerta Manastirliu gjatë një konference live më gazetarët ka deklaruar se më 15 shkurt do të vijë ngarkesa tjetër me vaksinat antiCOVID nga kompania Pfizer.
Ministrja ka theksuar se qeveria e Shqipërisë ka mundur të sigurojë vaksina për 800 mijë qytetarë të cilët do të vaksinohen hap pas hapi sipas strategjisë së Ekspertëve,
“Vaksina është arma më e fuqishme për të kontrolluar pandeminë sa të njohura kemi aq dhe të panjohura është e rëndësishme që të dimë sa është numri sa të prekur janë.
Qeveria ka siguruar nga Pfizer dhe Covax vaksina për 800 mijë qytetarë ku përfshihen grupet kryesorë të rrezikut dhe prioritare dhe ne kemi filluar me ato që janë më të ekspozuarit që janë mjekët, infermierët dhe epidemiologët. Kemi filluar me dozën e dytë të vaksinimit dhe vijojmë me rritjen e tyre pasi ju e dini tashmë se brenda shkurtit me 15 shkurt do të jetë dhe mbërritja e dozave të tjera nga Pfizer akoma nuk kemi një numër në lidhje me këto doza”, ka thënë Manastirliu./TCH