Manchester United barazon me Aston Villan

Prishtinë | 23 Kor 2022 | 14:08 | Nga Ekonomia Online

Klubi i Manchester Unites ka barazuar 2-2 në ndeshjen miqësore me Aston Villan, e cila u luajt në stadiumin “Optus Stadium” në Australi, njofton Klankosova.tv.

Fillimisht United shkoi në pushim mes pjesëve në epërsi prej dy golash, me golat e Jadon Sancho dhe një autogol nga Matty Cash, ndërsa Villa u këndell për të barazuar rezultatin në pjesën e dytë, me golat e Leon Bailey dhe Calum Chambers, me këtë të fundit të shënuar në minutat shtesë.

Manchester United po vazhdon lojën e tyre të pëlqyeshme nga Djajtë e Kuq, edhe pse në mungesë të Cristiano Ronaldos, por në direktivat e reja nga trajneri Erik ten Hag.

Të ngjashme