E ardhmja e Antonie Griezmann është larg Atletico Madridit, sepse shumë skuadra janë të interesuara për shërbimet e tij.
Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho ende nuk e ka harruar sulmuesin e Atletico Madridit, Antonie Griezmann.
Sipas ESPN, Unitedi do të tentojë verën e ardhshme transferimin e francezit.
Me ardhjen e Diego Costas, tashmë i është dhënë drita e gjelbër Griezmann për t’u larguar dhe Unitedi është gati të paguajë 100 milionë euro për shërbimet e tij.
Në garë për francezin janë edhe Bayern Munich, Manchester City, Real Madrid dhe PSG.