Manchester Unitedi i ka ofruar Juventusit dhe Napolit mundësinë për të transferuar sulmuesin belg Romelu Lukaku, bën të ditur “The Sun” të dielën.
Lukaku kishte qenë në bisedime për një transferim te Interi, por nuk u arrit marrëveshja. Mirëpo, Manchester Unitedi prapë është i interesuar të shes Lukakun këtë verë dhe kështu ka ofruar belgun te dy skuadrat tjera të Serie A.
Çdo marrëveshje për Lukakun do të kushtojë rreth 85 milionë euro.
Trajneri i Napolit, Carlo Ancelotti është duke insistuar të sjellë sulmuesin belg.
Lukaku edicionin e kaluar shënoi 15 gola dhe pati katër asistime në 45 ndeshje në të gjitha garat.