Manchester United e ka kontaktuar Juventusin për mundësinë e një marrëveshjeje për Paulo Dybala-n, sipas raportimeve nga Gazzetta dello Sport.
Bardh e Zinjtë thuhet se i kërkojnë rreth 80 milionë euro nga çfarëdo marrëveshje, ndonëse e dinë se argjentinasi nuk dëshiron që të largohet.
Mbetet të shihet nëse në këtë ujdi potenciale mund të përfshihet edhe ish-lojtari i Zonjës së Vjetër, Paul Pogba, që është përfolur për një largim nga Djajtë e Kuq.