Klubi anglez, Manchester United i është përgjigjur akuzave tronditëse të bëra kundër anglezit Mason Greenwood nga e dashura e tij, Harriet Robson.
Djajtë e Kuq lëshuan një deklaratë se ata janë “të vetëdijshëm për imazhet dhe pretendimet që qarkullojnë në mediat sociale”.
United nuk pranoi të bënte ndonjë koment të mëtejshëm mbi akuzat “derisa të vërtetohen faktet”.
Megjithatë, klubi i Ligë Premier shtoi se ata nuk “e falin asnjë lloj dhune” mes akuzave të ngritura ndaj sulmuesit 20-vjeçar.
“Ne jemi në dijeni të imazheve dhe pretendimeve që qarkullojnë në mediat sociale”.
“Ne nuk do të bëjmë asnjë koment të mëtejshëm derisa të vërtetohen faktet. Manchester United nuk fal asnjë lloj dhune”, thuhet në deklaratë.
Greenwood erdhi përmes akademisë së të rinjve të Unitedit dhe ka shënuar 35 herë në 129 paraqitje për Djajtë e Kuq.
Lojtari i Unitedit është paraqitur rregullisht në ekipin e parë këtë sezon, me Greenëood që ka shënuar gjashtë herë dhe ka regjistruar dy asistime në 24 paraqitje.