Unitedi pritet t’i ofrojë kontratë të re Greenwoodit

Prishtinë | 25 Dhj 2020 | 09:23 | Nga Ekonomia Online

Raportohet se Manchester Unitedi është i gatshëm t’i ofrojë kontratë të re sulmuesit Mason Greenwood, shkruan Goal.

Sulmuesi anglez ka pasur një fillim jo të mirë këtë sezon, pas disa incidenteve jashtë fushës së futbollit gjatë thirrjes së tij të parë me ekipin kombëtar të Anglisë.

Porse, talenti i tij mbetet i padiskutueshëm dhe “Djajtë e Kuq” duan që ta mbajnë edhe për një kohë atë në Old Trafford, prandaj janë duke përgatitur kontratën e tij të re.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme