Xhudisti kosovar, Akil Gjakova, ka siguruar kualifikimin në çerekfinale të turneut Grand Prix që po zhvillohet në Zagreb të Kroacisë.
Akil Gjakova në çerekfinale të Grand Prix në Zagreb, përballet me xhudistin francez

Në çerekfinale, ai do të përballet me xhudistin francez, Nathan Cadignan.
Sipas Federatës së Xhudos së Kosovës, Gjakova ka shënuar tri fitore radhazi në garë.
Në xhiron e parë, ai mposhti me Ippon rumunin Lucian Bors Dumitrescu, transmeton Klankosova.tv.
Në xhiron e dytë, xhudisti kosovar triumfoi ndaj ukrainasit Serhii Nebotov, me një Waza-ari dhe një Yuko.
Ndërsa në përballjen e tretë, Gjakova fitoi sërish me Ippon, këtë herë kundër Karim Abdulaevit nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

















