Ekonomia Online
FUNDIT

Bayerni dhe Leverkuseni në garë për Brajan Grudën, Leipzigu synon ta mbajë përfundimisht

Bayerni dhe Leverkuseni në garë për Brajan Grudën, Leipzigu synon ta mbajë përfundimisht

Bayern Munich dhe Bayer Leverkusen kanë shprehur interesim për mesfushorin e Brightonit, Brajan Gruda, i cili aktualisht është i huazuar te RB Leipzig.

Sipas mediumit anglez “TEAMtalk”, të dy klubet gjermane janë duke e monitoruar nga afër 22-vjeçarin, pas paraqitjeve të tij pozitive gjatë këtij sezoni.

Gruda ka regjistruar dy gola dhe pesë asistime në fanellën e Leipzigut, duke tërhequr vëmendjen e disa prej klubeve më të mëdha të Bundesligës.

Megjithatë, Leipzigu ka një mundësi të rëndësishme për ta mbajtur futbollistin përtej këtij sezoni. Klubi ka një detyrim të kushtëzuar për blerjen e tij përfundimtare, në vlerë prej 25 milionë funtesh, dhe pritet të tentojë realizimin e marrëveshjes.

Kështu, pavarësisht interesimit nga Bayerni dhe Leverkuseni, Leipzigu mbetet në pozitë të favorshme për ta siguruar përfundimisht shërbimin e talentit gjerman.

Të ngjashme