Menaxheri norvegjez, Ole Gunnar Solskjaer, ka bërë të ditur se Manchester United nuk planifikon ta zëvendësojë sulmuesin Alexis Sanchez edhe nëse ky i fundit largohet.
Sanchez është konsideruar si një zhgënjim tek Djajtë e Kuq që nga koha kur u largua nga Arsenal në janar të vitit 2018, shkruan Goal.
Pas Lukakus, Sanchez do të bëhej lojtari i dytë i Manchester United që i bashkohet Interit.