Janë rritur edhe më shumë spekulimet për largimin e Ivan Perisic nga Interi.
Kroati i cili lidhet me një kalim të mundshëm te Manchester United, është larguar nga qendra stërvitore e skuadrës italiane.
Mediat italiane bëjnë të ditur se 28 vjeçari ka lënë qendrën stërvitore te Interit gjatë ditës së somte.
Ai nuk shihet as në bankinën e Interit për ndeshjen miqësore me skuadrën gjermane Nurnberg.
Kujtojmë se Interi kishte refuzuar ofertën fillestare prej 45 milionë euro të Manchester Unitedit, por këta të fundit duket se me insistimin e Jose Mourinhos kanë plotësuar kërkesën e skuadrës italiane