Ekonomia Online
FUNDIT

Manchester United rivalizon Real Madridin për Sven Botman

Manchester United rivalizon Real Madridin për Sven Botman

Sven Botman është njëri nga mbrojtësit më të vlerësuar këtë edicion në elitën e futbollit francez Ligue 1. Qendërmbrojtësi holandez ka shkëlqyer me Lillen ku është në rrugë të mirë për tu shpallur kampionë i Francës. Klubi francez pagoi vetëm tetë milionë euro për mbrojtësin verën e vitit të kaluar duke e transferuar nga Ajax. […]

Sven Botman është njëri nga mbrojtësit më të vlerësuar këtë edicion në elitën e futbollit francez Ligue 1.

Qendërmbrojtësi holandez ka shkëlqyer me Lillen ku është në rrugë të mirë për tu shpallur kampionë i Francës.

Klubi francez pagoi vetëm tetë milionë euro për mbrojtësin verën e vitit të kaluar duke e transferuar nga Ajax.

Tani vlera e lojtarit është shumëfishuar dhe shumë skuadra të mëdha janë vënë pas tij.

Real Madridi prej kohësh po e ndjek mbrojtësin holandez, por së fundmi në garë është futur edhe Manchester United.

Interesim për lojtarin kanë shprehur edhe Tottenham Hotspur, Arsenal e Roma, por Real Madrid e Manchester United mbetën skuadrat favorite për të nënshkruar me të.

Të ngjashme