Drejtuesit e Manchester Unitedit janë të gatshëm të shpenzojnë deri në 40 milionë euro për transferimin e mesfushorit Declan Rice, i cili është pjesë e West Ham Unitedit.
Mediumet angleze kanë raportuar të martën se Manchesteri tashmë ka kontaktuar West Hamin, që për lirimin e mesfushorit 20-vjeçarimn, por kërkon të paktën 55 milionë euro.
Te Manchesteri e shohin mesfushorin Rice si përforcim të duhur, pasi prej ekipit pritet të largohet serbi Nemanja Matiq.
Rice ka dy gola dhe një asistim në 34 ndeshje për West Hamin në të gjitha garat. Ai është promovuar në ekipin e parë të West Hamit në vitin 2017 dhe ka kontratë me londinezët deri në vitin 2024. Rice këtë vit ka debutuar me Përfaqësuesen e Anglisë dhe ka dy ndeshje deri më tani.