Manchester Unitedi po synon që në fund të këtij edicioni të transferoj në radhët e veta dy lojtarët e Benficas, mesfushorin Joao Felix dhe mbrojtësin Ruben Dias përcjellë “Goal,com” të mërkurën.
Por, për lirimin e këtyre dy futbollistëve, Benfica po kërkon hiq më pak se 180 milionë euro dëmshpërblim. 120 milionë euro po i kërkon për mesfushorin Felix 19-vjeçar që po shkëlqen këtë edicion me 11 gola e gjashtë asistime në 30 ndeshje të zhvilluara.
Në anën tjetër, Dias ka një klauzolë lirimi prej 60 milionë eurosh dhe sikurse Felixi ka kontratë me ekipin portugez deri në vitin 2023.