Zidane në Manchester pas largimit të Mourinhos ?

Prishtinë | 18 Dhj 2018 | 16:18 | Nga Ekonomia Online

Pas disa muajve rezultate të dobëta nën drejtimin e Manchester United, sot Jose Mourinho dha dorëheqje nga shefi i shtabit teknik.

Vendin e Mourinhos pas largimit të tij për një kohë të shkurtër do ta zë zëvendësi i tij, ish futbollisti i “Djajve të kuq”, Michael Carrick.

Menaxhmenti i gjigantit anglez është duke menduar për një zëvendësues ideal për drejtimin e ekipit.

Si emra të përmendur janë: Zinedine Zidane, Antonio Conte dhe Laurent Blanc, shkruan calciomercato.

Zidane është emri më favorit nga të lartpërmendurit.

Francezi si menaxher arrit të fitojë tre herë Ligën e Kampionëve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme