A e mbani mend sa kilometra rrugë bëri Skënderbeu për në Almati? Një pafundësi, vetëm fluturimi me avion: Tiranë-Almati është 4600 km, pak a shumë. Katër orë ndryshimi i orës, një hall më vete. Tani imagjinoni sikur Kalmati të luajë në Kategorinë Superiore! Çmenduri, apo jo?
Epo, në Rusi ka edhe më keq, sepse është ngjitur në Premier Ligë SKA-Energua, klub nga Habarofski, qytet 30 km larg kufirit me Kinën, aq sa quhet edhe Pinjin nga kinezët.
Ndeshja e parë e kampionatit, SKA Energia-Zenit, debutimi i Roberto Mançinit në stolin e Zenitit.
Distanca mes Habarofskit e Shën Petersburgut? 6200 km me avion, 8800 me makinë! Diferenca orare: 7 orë! Kur në Shën Petersburg pinë kafen e mëngjesit, në Habarofsk e kanë ngrënë me kohë drekën dhe nis e perëndon dielli.
Një çmenduri, por Zeniti ia doli mbanë shkëlqyeshëm: fitore 2:0 me dy gola në pjesën e dytë, 3 pikë dhe të gjithë në shtëpi, ose më saktë në avion, sepse ndeshja u luajt dje (e diele), por kthimi ka zgjatur pa fund, me gjumin pas ndeshjes në avion.