Mancini planifikon të startojë me Verratin në mesfushë ndaj Austrisë

Prishtinë | 25 Qer 2021 | 14:27 | Nga Ekonomia Online

Nesër nga ora 21:00 përballen Italia dhe Austria.

Kombëtarja e Italisë dhe ajo e Austrisë përballen nesër në kuadër të 1/16 të “Euro 2020” nga ora 21:00.

Sipas ‘La Gazzeta dello Sport’, Mancini do të zgjedhë Verratin në mesfushë para Manuel Locatellit.

Gazeta pretendon se Verratti ishte preferuar para Locatellit në stërvitje dje, dhe ylli i Paris Saint-Germain do të formojë treshen e mesfushës së Azzurëve me Jorginho dhe Nicolo Barellan.

Duke vazhduar bazuar në atë që ndodhi dje në stërvitje, futbollistët italianë, tashmë janë duke u përgatitur për një gjuajtje të mundshme penalltish, nëse ndeshja e nesërme shkon në penallti.

Jorginho, Ciro Immobile, Acerbi, Domenico Berardi dhe Bonucci janë pesë emrat e listuar si goditës të penalltive të Shtunën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme