Ekonomia Online
FUNDIT

Mancini mbetet te Italia deri në vitin 2022

Mancini mbetet te Italia deri në vitin 2022

Seleksionuesi i Italisë, Roberto Mancini ka nderuar klauzolën për të rinovuar kontratën me Federatën e Futbollit të Italisë, kanë njoftuar të hënën mediumet italiane. Ai me rinovimin e kontratës që i skadonte pas “Euro 2020”, do të jetë në krye të Italisë deri në verën e vitit 2022. Rinovimi i kontratës së Mancinit ka ardhur […]

Seleksionuesi i Italisë, Roberto Mancini ka nderuar klauzolën për të rinovuar kontratën me Federatën e Futbollit të Italisë, kanë njoftuar të hënën mediumet italiane.

Ai me rinovimin e kontratës që i skadonte pas “Euro 2020”, do të jetë në krye të Italisë deri në verën e vitit 2022.

Rinovimi i kontratës së Mancinit ka ardhur pas kualifikimit të Italisë në “Euro 2020”, transmeton Koha Ditore.

Mancini ka marrë Italinë pas dështimit për t’u kualifikuar në botërorin “Rusia 2018”, duke e rindërtuar në tërësi.

Në këto eliminatore, Italia ka regjistruar shtatë fitore në po aq ndeshje.

Të ngjashme