Fansat e Mandy Moore mund të kenë menduar se do ketë ‘vetëm shpresë’ për projekte të reja nga këngëtarja, e cila nuk ka publikuar një këngë origjinale që një dekadë.
Por, interpretuesja befasoi ndjekësit e saj në rrjetin social, Twitter të martën, teksa paralajmëroi këngën e re dhe bëri të ditur se do publikojë një album në të ardhmen.
“Kanë kaluar dhjetë vjet që kur kam lëshuar muzikë dhe jam entuziasmuar që të ndaj me juve projektin e radhës”, ka shkruar Mandy në mëngjesin e së martës. “Ka qenë një rrugë e vështirë për të arritur këtu, por ja vlen. Do vijnë edhe më shumë”, shton më tej 35-vjeçarja.
Ndërkaq, Moore ka folur me New York Times në fillim të këtij viti në lidhje me ish-burrin e saj, këngëtarin Ryan Adams, i cili dyshohet për abuzim psikologjik.
Ylli amerikan tha se Adams e dekurajonte atë të punonte me prodhuesit ose menaxherët e tjerë dhe të “zotëronte” arritjet e tij mbi të.
“Sjellja e tij kontrolluese në thelb nuk e bllokoi aftësinë time për të bërë lidhje të reja në industri gjatë një kohe shumë të rëndësishme dhe potencialisht fitimprurëse”, ka thënë Mandy për The Times.
Çifti u divorcua në vitin 2016 dhe ajo është martuar sërish.
Moore nuk ka lëshuar ndonë album që nga “Amanda Leigh” në vitin 2009, por kjo nuk do të thotë që ajo është larguar tërësisht nga muzika. Ajo huazoi vokalin e saj në filmin e Disneyt në vitin 2010, “Tangled” si Rapunzel dhe performoi këngën”Invisible Ink” si personazhi i saj, Rebecca Pearson në dramën e hitit të NBC “This is Us”.