Sulmuesi i Liverpoolit, Sadio Mane mbetet një ndër objektivat kryesore të trajnerit të Real Madridit, Zinedine Zidane.
Ky i fundit pretendohet se kishte një marrëveshje me senegalezin për transferimin te Reali gjatë afatit kalimtar të verës.
“France Football” shkruan sot se francezi e dëshiron lojtarin e The Reds pasi që Chelsea nuk dëshiron ta lirojë Eden Hazardin.
Belgu tash e sa kohë është një ndër lojtarët që po i kërkon me ngulm madrilenët dhe do të përpiqen sërish ta blejnë gjatë verës.
Gjersa Liverpooli është këmbëngulës në mos shitjen e sulmuesit, i cili ka marrëveshja deri në vitin 2023.
Ndryshe, 27-vjeçari deri më tani ka pasur 90 paraqitje duke shënuar 43 gola në të gjitha garat.