Mbrojtësi i Manchester Cityt, Eliaquim Mangala do të huazohet te Valencia për një stinor, raporton “Super Deporte” të hënën.
Mangala 28-vjeçar ka pranuar një pagë më të ulët në mënyrë që të kthehet te Valencia. Te Valencia kishte qenë i huazuar në stinorin 2016-17, transmeton “Koha Ditore”.
Mangala nuk ka luajtur ndeshje zyrtare që nga shkurti dhe ka mbetur prapa te City pas problemeve të shumta me lëndime.
Reprezentuesi i Francës ka kontratë me Manchester Cityn deri në verën e vitit të ardhshëm. Ai nga janari i vitit të kaluar e deri në qershor ishte i huazuar te Evertoni.