Kompania e njohur që merret me modifikimin e veturave, Manhart, ka paralajmëruar se së shpejti në ofertë do të ketë edhe paketën për modifikimin e modeleve M3 dhe M4 të BMW-së.
Paketat do të quhen MH3 600 dhe MH4 600, ku ndër të tjera do të përfshijnë përforcimin e motorit 3.0-litër Twin-Turbo me gjashtë cilindra në 434 kW/590 kuajfuqi për M3 dhe në 456 kw/620 kuajfuqi për M4.
Gjithashtu, në këto paketa do të përfshihen edhe rrotat 21-inçësh, disa pjesë nga fibra të karbonit (mbrojtësit anësor, kofanoja, etj.), mbishkrimet “Manhart”, disa dekorime me ngjyrë ari, amortizatorët e modifikuar, sistemin sportiv të shkarkimit të gazrave, si dhe enterier të modifikuar.