“Maniakë t’Juventusit”, që quhen në rrjetet sociale, e që janë tifozë të skuadrës italiane, Juventus, kanë mbledhur para për dy familjet Abazi, ku nga tërmeti në Shqipëri vdiqën Shemsedin e Isa Abazi, njëri 32 e tjetri 29 vjeçar.
Ata ditë më parë kanë nisur një aksion për ta ndihmuar këtë familje, ndërsa, ata kanë arritur t’i sigurojnë 685 euro dhe 50 franga zvicerane.
Këtë donacion, ata e kanë dorëzuar gjatë ditës së sotme, ku edhe janë pritur nga familjarët e viktimave.