Manipulime me konkurs – Dy infermierë që s’e kaluan testin me shkrim, iu trefishuan pikët dhe u pranuan në QKUK

Prishtinë | 10 Sht 2024 | 10:22 | Nga Ekonomia Online

Dy kandidatë që nuk e kaluan testin me shkrim për infermier me shkollë të mesme për degët kirurgjike në QKUK, pas rivlerësimit iu trefishuan pikët në test dhe pas intervistës me gojë u pranuan në punë, kjo ka bërë të ngriten dyshime për manipulime në konkursin për infermierë në QKUK.

Kandidati me shifër 834 në rezultatet e publikuara më datë 27 gusht 2024 mori vetëm 21 pikë në testin me shkrim.

Në rezultatet e publikuara më datë 6 shtator 2024 pas mbajtjes së intervistës me gojë, kandidati 834 doli me rezultat 61 pikë në testin me shkrim dhe 27.8 në intervistë, gjithsej 88.8 pikë si kandidat i pranuar.

Rezultatet përfundimtare, kandidati 834 del me 61 pikë në test dhe si kandidat i pranuar me 88.8 pikë.

Të ngjashme