Manovrat e përbashkëta të ushtarëve të KFOR-it me ushtarët serbë në kufi të Kosovës, më 17 shkurt, nuk janë pjesëmarrje në festime për ditën e pavarësisë.
AS KFOR as Serbia nuk e njohin Kosovën si shtet. As rastësi nuk janë. Janë mesazh.
Nuk jam parashikues, ama analiza më bën të kuptojë se nëse Kurti e vazhdon konfliktin me SHBA e me BE-në, manovrat e KFOR-it me ushtrinë serbe në kufi, zëvendësohen me futjen e ushtrisë serbe brenda territorit të Kosovës.
Si minimum, për ta paraqitur të dështuar qeverinë e Kosovës. (KFOR-i futet në kazerma, siç ka pasur raste)
Në atë rast do të ndodhnin dy gjëra: e para, autonomia e veriut-federalizimi i Kosovës dhe e dyta, fundi politik i Albin Kurtit.
Nuk arrij ta kuptoj pse Kurti i provokon këto dy bela, pa pasë pikë nevoje.
Pa ndihmën e SHBA-së Kosova nuk mbijeton si shtet, pa partneritet me SHBA nuk mbijeton në Prishtinë asnjë qeveri.