Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, ka publikuar dy fotografi duke thënë se është vendosur në kontroll pritja e qytetarëve tek qendra e vaksinimit në “1 Tetori”.
Kujtojmë se mëngjesin e sotëm u krijua një tollovi tek qendra “1 Tetori” ku shumë qytetarë u panë në pritje për t`u vaksinuar kundër virusit COVID-19.
Për tollovinë e krijuar ka reaguar edhe Ministria e Shëndetësisë duke thënë se në qendrën “1 Tetori” kanë ardhur që të vaksinohen edhe qytetarë nga komuna të ndryshme ndërsa aty mund të vaksinohen vetëm qytetarët e Prishtinës.